Ballina / Kosova / Ekonomi (faqja 4)

Ekonomi

Kosova biznes më të madh me Serbi se me Shqipëri

Dy shtetet më të varfra në Evropë, të prapambetura, të pa shkollë, të pa shnetë e të pa drejtë. Kështu e përshkruan Kosovën dhe Shqipërinë, Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”. 104 vite pas shpalljes së pavarësisë, statistikat tregojnë se shqiptarët më së paku bashkëpunojnë mes vete në fushën e ekonomisë. Në Kosovë e Shqipëri, më shumë hyjnë mallra nga …

Lexo më shumë »

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm

Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, sipas ekspertëve, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport –import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016, ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga …

Lexo më shumë »

Sot hapet panairi “Blej Shqip”

Sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të hapet panairi “Blej Shqip”, ku do të prezantohen 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare Panairi organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vijim në të do të ekspozojnë mallra e tyre mbi 100 biznese …

Lexo më shumë »

Kryeministri: Së shpejti nuk do të jemi shtet i varfër

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se shumë shpejt Kosova nuk do të jetë në vendet e ranguara si të varfra për shkak të zhvillimeve që po ndodhin. Kryeministri Mustafa ka thënë se kanë marrë rekomandime që t’i shfrytëzojnë fondet e organizatave ndërkombëtare për vende e varfra për shkak se pas një kohe Kosova nuk do të plotësojë këtë kriter. Përmes …

Lexo më shumë »

“Black Friday” bllokon Prishtinën (Foto)

Dita e fundit e punës zakonisht karakterizohet me tollovi në komunikacion, sidomos në kryeqytet. Mirëpo, sonte duket diçka më e jashtëzakonshme, pasi që shumica e rrugëve të Prishtinës janë të bllokuar për shkak të “Black Friday” (e premtja e zezë). Për shkak të paralajmërimeve nga dyqanet e mëdha për zbritje që përkon me “Black Friday”, model amerikan, rrugët që çojnë …

Lexo më shumë »

Vetëvendosje do të votojë kundër Buxhetit për vitin 2017

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot në parim me shumicë votash Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017, pavarësisht debatit “të nxehtë” që u zhvillua. Por të njëjtin po e kundërshtojnë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, kurse Lëvizja Vetëvendosje tashmë është deklaruar se do ta votojë kundër buxhetit për vitin e ardhshëm. Kundër këtij projektligji votoi deputeti nga …

Lexo më shumë »

Procedohet në lexim të parë buxheti për vitin 2017

Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kosovës me shumicë të votave e miratuan sot në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2017. Anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së Shukri Buja, ka votuar kundër, ndërsa pavarësisht vërejtjeve të shumta, kryetarja e Komisionit Safete Hadergjonaj ka votuar pro. /Telegrafi/

Lexo më shumë »

Evidentohen keqmenxhime të mjeteve financiare në Kryeministri

Gjatë shqyrtimit të raportit të Auditorit për Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje Financiare evidentuan disa keqplanifikime dhe keqmenaxhime të mjeteve financiare. Kryetari i Komisionit, Faton Topalli, vlerësoi se ZKM gjatë vitit 2015 kishte keqplanifikuar 1 milion e 300 mijë euro, kurse sipas tij, 31 mijë euro janë keqmenaxhuar për subvencione, ngase nuk ka pasur …

Lexo më shumë »

Prokuroria po e heton Ramiz Kelmendin

Ramiz Kelmendit nuk po i ecën mbarë si zëvendës i Isa Mustafës. Nga dita kur është zgjedhur zëvendëskryeministër ai është vënë nën llupën e prokurorisë. Gazeta Fjala, merr vesh se prokuroria e shtetit po e heton zëvendëskryeministrin, Ramiz Kelmendi për rrezikim të shëndetit të qytetarëve me mish pa afat. Gjatë një kontrolli të policisë dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit …

Lexo më shumë »

“Zahir Pajaziti” nikoqir i Tregut të Fundvitit

Është hapur sot Tregu i Fundvitit, që ka zënë vend sërish në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me kabinetin e tij morën pjesë në hapjen e këtij tregu. Njësoj sikur vitin e kaluar, edhe sivjet janë lëshuar 20 shtëpiza të Komunës së Prishtinës për shfrytëzim të përkohshëm nga bizneset të cilat kanë aplikuar dhe e kanë …

Lexo më shumë »
lajme.infosite.allajme.infosite.co