Ballina / Info / Burri pa duar merr patentë shoferi, pasi mësohet të vozisë me këmbë (Video)

Burri pa duar merr patentë shoferi, pasi mësohet të vozisë me këmbë (Video)

Vikram Agnihotri nga Indore e Indisë, e ka marrë patentën e shoferit megjithëse nuk ka duar, pasi është mësuar të kontrollojë timonin me njërën këmbë, teksa me tjetrën pedalet e gazit.

Instruktorët e kanë shikuar me vëmendje 45-vjeçarin, teksa e ka ndezur veturën dhe derisa e ka përfunduar vozitjen, para se t’i japin licencën.

Burri që i kishte humbur duart gjatë një aksidenti sa ishte shtatëvjeçar, gjithmonë e kishte pasur ëndërr të vozisë, por mungesa e gjymtyrëve nuk e ka lejuar.

“Ka shumë njerëz që vozisin me këmbë, por kjo nuk është zyrtarisht e lejuar. Amendamentet ligjore duhet të ndryshohen dhe të lejohet kjo gjë për njerëzit me nevoja të veçanta”, ka thënë Agnihotri.

Në videon e postuar, mund të shihni se si ia del ai të vozisë përkundër vështirësive fizike. /Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

14606556_205668736512233_8295030982367712080_n

Sot fillon fushata “Promovimi i qumështit të freskët vendor”

Me moton “Qumështi i vendit tim”, fushata është gjithëpërfshirëse dhe ka për detyrë informimin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co