Ballina / Kosova / BE do të ndajë çmimin “Europiani i Vitit” në Kosovë, këta janë kandidatët

BE do të ndajë çmimin “Europiani i Vitit” në Kosovë, këta janë kandidatët

Bashkimi Europian për herë të parë në Kosovë, do të ndajë çmimin “Europiani i Vitit”, në shenjë falënderimi për çdo individ apo institucion që ka promvuar idenë evropiane në Kosovë.

Shpërblimi do të prezantohet të premten, nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku. Kandidatët për ta marrë këtë çmim nga BE-ja, janë Majlinda Kelmendi, kampionia europiane e xhudos, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor, iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës. /klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co