Ballina / Kosova / Ekonomi / BB: Kosova me nivelin më të ultë për kreditë të këqija

BB: Kosova me nivelin më të ultë për kreditë të këqija

Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore (BB), Shqipëria dhe Serbia janë vendet ku raporti i kredive me probleme është 20% dhe 20.9%, ndërkohë që rënia e këtij treguesi është shumë e ngadaltë në raport me pjesën tjetër të rajonit.

Sipas BB nivelin më të ulët e mban Kosova, me 6.2%. Ndërkohë që Shqipëria arriti disa rezultate pozitive në dy vitet e fundit, kryesisht falë pastrimit të portofoleve nga kreditë e klasifikuara prej vitesh si të humbura, por, ulja e kredive me probleme ngelet e ngadaltë.

Bankat ende kanë pakënaqësi me procesin ligjor të mbledhjes së borxheve, të cilin e vlerësojnë ende të ngadaltë dhe problematik.

Raporti i kredive me probleme në rajon

  • Serbi 20.9%
  • Shqipëri 20%
  • Bosnje 12.1%
  • Mali i Zi 10.2%
  • Maqedoni 7.2%
  • Kosovë 6.2%. /Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co