Ballina / Kosova / Balotazhi në Drenas më 18 dhjetor
kqzz_9966

Balotazhi në Drenas më 18 dhjetor

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale në Drenas të cilat nuk caktuan kryetarin e kësaj komune, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori 50 për qind të votave të nevojshme, KQZ caktoi datën e mbajtjes së balotazhit.

Balotazhi mbahet më 18 dhjetor. Këtë e vendim e kanë marrë anëtarët e KQZ-së.

Në balotazh do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës.

Sipas Valdete Dakës ky propozim vjen pasi fundi i muajit nënkupton shumë festa shtetërore dhe arsyeja tjetër është se ka interes për monitorimin e zgjedhjeve edhe nga ana e monitoruesve evropian.

“Me këtë vendim obligohet sekretariati i KQZ-së që të bëjë përgatitjet e nevojshme”, ka thënë Daka. //koha/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co