Ballina / Kosova / Ekonomi / Bajrami: Projekt 15 milionësh nga Banka Botërore

Bajrami: Projekt 15 milionësh nga Banka Botërore

Hykmete Bajrami ka diskutuar për punën e kësaj ministrie gjatë vitit 2016 dhe planet e vitit 2017.

Ministrja Bajrami ka thënë se fatmirsisht ka një ngritje të buxhetit në vitin 2017.

Jemi në fazën përfundimtare të negocimit me Bankën Botërore për një projekt 15 milionësh i cili ka komponentën e ngritjes së kapaciteteve të infrastrukturës se cilësisë në mënyrë që ne mund t’i ofrojmë ndërmarrjeve tona shërbimin e çertikimit të produkteve dhe do të punohet gjithashtu në ngritjen kongrueshmërisë së ndërrmarrjeve”, ka sqaruar Bajrami.

Ndërsa sa i përket fushës së të bërit biznes në vitin 2016 ajo ka thënë se roli kryesor i Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë është avukimi për ambientin e biznesit dhe avukimi për sektorin privat.

Ne kemi arritur që këtë vit të renditemi në pozitën e 60-të prej 190 vendeve sa janë pjesë e raportit të Bankës Botërore”, ka thënë Bajrami

Sipas Bajramit ky është një progres i madh kur shohim sipas saj se ku ka qenë Kosova psh në vitin 2010 apo 2012 dhe ku jemi sot.

“Banka Botërore në bazë të disa analizave ndanë vendet në tri kategori, ne hymë në kategorinë më të mirë të ambientit e të bërit biznes”, ka shtuar Bajrami.

Ajo gjithashtu ka treguar se në vitin 2012 Kosova është renditur e 170-ta sot sipas saj Kosova renditet e 13-ta për fillimin e një biznesi. Bajrami tha se për ta regjistruar një biznes në Kosovë është shumë e lehtë.

Ndër të tjerash Bajrami ka thënë se më mirë është të regjistrohet një biznes si shoqëri më përgjegjesi të kufizuar se sa biznese individuale.

Tani kemi një rritje konstante të nurmit të bizneseve, ajo çka është me rëndësi kemi shumë biznese invidviduale dhe sot e kësaj dite njerëzit të cilët i hynë ndërmarrësisë nuk e kanë ende të qartë se më mirë është që ata t’i regjistrojnë si shoqëri më përgjegjesi të kufizuar se sa biznese individuale“./21Media/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co