Ballina / Lajme / Bota / Australia kap drogë në vlerë 900 milionë dollarë

Australia kap drogë në vlerë 900 milionë dollarë

Policia në Australi thotë se e ka realizuar një nga konfiskimet më të mëdha të sasisë së drogës së paligjshme në historinë e vendit.

Zyrtarët kanë njoftuar dje, se një sasi e drogës të llojit metamfetaminë në vlerë prej 900 milionë dollarë, është kapur si rezultat i operacionit policor të filluar qysh në muajin dhjetor të vitit 2015. Droga është gjetur në një anije që po hynte në Sidnej nga Hong Kongu dhe e njëjta ishte fshehur brenda produkteve që po barteshin me anije.

Katër shtetas të Hong Kongut dhe një shtetas i Kinës janë arrestuar gjatë operacionit të përbashkët me policinë kineze, transmeton rel. Metamfetamina është çështje shumë problematike në Australi. Që nga viti 2007, numri i përdoruesve është dyfishuar në rreth 200 mijë persona.

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co