Ballina / Info / Advertising / Arte marciale KENKAI DOJO vazhdon me regjistrimin e kanditatëve të rinjë
14088491_1248790085152947_1729399897549741298_n

Arte marciale KENKAI DOJO vazhdon me regjistrimin e kanditatëve të rinjë

Kenkai Dojo, është ky emri i një klubi në kryeqytet, ku sigurohet hapësirë për zhvillim teknik dhe profesional të arteve marciale e në veçanti për Aikido Tradicionale AIKIKAI.

artKlubi në fjalë është themeluar nga Kenan Spahi në Tetor të vitit 2012, ai gjithashtu mbikëqyr praktikën e Aikido-s dhe udhëzimin e saj e cila është e themeluar nga Organizata e Bashkuar e Aikido-s me seli në Turqi e cila është zyrtarisht e njohur nga Hombu Dojo me seli në në Japoni, por gjithashtu synon të vetdijësojë moshën e re dhe shoqërinë vendase për t’u zhvilluar në mënyrë të shëndetshme si dhe në aspektin mendor, fizik dhe atë shpirtëror ashtu që të posedojnë informata shtesë në lidhje se çka në të vërtetë janë artet marciale.

Arti marcial, Aikido në fakt është një rrugë e përshtatjes, është një orientim i energjisë në mënyrë harmonike. Një edukim, një filozofi. Aikido nuk është art i përleshjes, por i paqes. Është një rrugë që shkon drejt një bote pa armiqësi, pa konflikte. Forcën, me anë të dashurise e vendos në një ritem. Është një rrugë që mund të mbrohemi pa e dëmtuar askënd. Shkurt, në Aikido nuk ka vend për dhunë. Aikido ndihmon që të zhvillohemi në mënyrë të shëndetshme. Aikido na mëson që ti kontrollojmë emocionet dhe mendimet.

Nëse askush tjetër nuk ka mundësi t’i bashkojë dy rivalë, atëherë është Aikido, kjo lloj performance që bën bashkë kundërshtarët. Kjo është veçantia e këtij sporti që më shumë është art, krahas atyre siç janë karateja, xhudo, kik-boksi etj.

Në fushën e këtij lloji të artit marcial mundësohet zhvillimi i të gjitheve duke mos pasur diskriminim në moshë, etnitet, gjini, kombësi, racë, fe apo në gjendje ekonomiko-sociale.

aikido

Madje shumë ju rekomandohet gjinisë së bukur, femrave që të fillojnë të merren me këtë sport pasi që në bazë të disa të dhënave dalin të jenë më të goditura nga “muskujt mashkullor”.

Femrat, shumë thjesht mund të jenë ato edhe nëse kanë peshë shumë të vogël trupore, ta mposhtin lehtësisht një mashkull të përmasave gjigante. Këtë kanë mundësi ta realizojnë përmes mendjes dhe teknikës së Aikido-s.

Aikido gjithashtu rekomandohet edhe për fëmijë, ku me anë të Aikido-së fëmijët zhvillohen jo vetëm nga aspekti i dukjes fizike por edhe nga mendja do të jenë më të shëndoshë. Sipas një hulumtimi shkencorë fëmijët që mirren me arte marciale e posaqërisht me Aikido, truri i tyre funksionon më ndryshe dhe me shëndoshe krahas atyre që nuk mirren.

KENKAI DOJO tani më në prag të festimit të 4 (katër) vjetorit të themelimit vazhdon të bëjë regjistrimin e kanditateve të rinjë për sezonin 2016/2017.

Prandaj ju ftojmë të gjithve të bëheni pjesë e kësaj bote fantastike të arteve marciale.14355548_1279594262072529_1468105186271907957_n

//lajmeinfo.co/.al//

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

3b1c2f9e00000578-0-image-a-81_1481053070644-636x356

Transformimi i pabesueshëm i 7-vjeçarit që peshonte 3 kg

Priscilla Morse udhëtoi gjysmën e botës vitin e kaluar për të adoptuar një djalë 7 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co