Ballina / Kronika / Arrestimi i 19 personave shkatërron bandën 8 milionëshe shqiptaro-boshnjake të drogës

Arrestimi i 19 personave shkatërron bandën 8 milionëshe shqiptaro-boshnjake të drogës

Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milionë euro është sekuestruar dhe 19 persona janë vënë në pranga, në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, atyre çeke dhe austriake.

Të tre shtetet kanë bashkëpunuar për nëntë muaj për të shkatërruar një bandë boshnjako-shqiptare, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, raportojnë sot mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani.

Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milionë euro.

Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.//koha/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?

Për dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nën akuzën për sulm të mundshëm terrorist …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co