Ballina / Kosova / “Armët” bashkojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës

“Armët” bashkojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Është votuar në parim Projektligji për Armët. Për këtë Projektligj pati pajtueshmëri nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i MPB-së Skënder Hyseni i cili ka prezantuar këtë projektligj njoftoi se 260 mijë armë të paligjshme janë në duar të personave civilë të qytetarëve të Kosovës, ndërsa kanë qenë mes 310-340 mijë.

Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa vetëm brenda një viti policia konfiskon 1 mijë 200 armë.

Hyseni konsideron se përmes amnistisë qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme dhe sipas tij për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, kjo çështje përfundimisht duhet të rregullohet me ligj. Ka kaluar edhe ligji për Automjetet, si dhe ai për Akademinë e Drejtësisë. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co