Ballina / Kosova / Ambasadorët nuk përzihen në datën e zgjedhjeve
o-connell

Ambasadorët nuk përzihen në datën e zgjedhjeve

Përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë thonë se subjektet politike në vend duhet të vendosin nëse duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, apo jo. Megjithatë, ata theksojnë faktin se zgjedhjet kanë kosto milionëshe

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta mbajë qëndrimin se subjektet politike kosovare vendosin nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo jo.

Javë më parë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian patën deklaruar se kjo është çështje e brendshme e Kosovës, ndërsa edhe tani përfaqësuesit diplomatikë të disa vendeve mike të Kosovës thonë se për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të vendosin subjektet politike në vend.

Megjithatë, ata theksojnë faktin se kjo do t’i kushtonte Kosovës me humbje të parave dhe të kohës. Zyrtarë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë thënë se për çështjen e zgjedhjeve duhet të vendosin paritë politike në vend, pasi që, sipas tyre, ato janë përgjegjëse para qytetarëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Andaj çështja e zgjedhjeve të parakohshme është diçka që duhet të vendosin partitë politike në Kosovë. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe janë përgjegjëse para qytetarëve të vet”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës britanike.//zeri/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co