Ballina / Ekonomi / AKEP zyrtarizon vendimin për “Plus” (VIDEO)
12983279_1278735442141414_8847280926804019651_o

AKEP zyrtarizon vendimin për “Plus” (VIDEO)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare zyrtarizon vendimin për t’i dhënë kompanisë “Plus Communication” të drejtën e ofrimit të shërbimeve 3G.

Operatori i vetëm shqiptar në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, u shpall fitues në tenderin e zhvilluar në 15 Shkurt të këtij viti.

Tashmë “Plus” do të mundësojë për abonentët komunikim më të shpejtë dhe më me lehtësi, duke shijuar avantazhet e teknologjisë. “Plus Communication” fitoi të drejtën për ofrimin e këtij shërbimi, duke u siguruar abonentëve të saj të komunikojnë më shpejt dhe më me lehtësi nën avantazhet e teknologjisë së avancuar të “Plus”.

“Plus” operon në një treg kundrejt 3 operatorëve ndërkombëtarë, të cilë kanë një background të konsoliduar shumë vjeçar në tregun e telekomunikacionit. “Plus” i është përshtatur më së miri në kohë edhe kërkesave më specifike të konsumatorëve, duke ofruar e përmbushur nevojat reale të komunikimit ditor, javor e mujor, kombëtar e ndërkombëtar.

Përfaqësues të “Plus” shprehen se është i vetmi operator që ofron paketa me vlefshmëri 30 ditë në treg dhe se me investimet e bëra, është gati nga ana teknologjike, që gjithashtu të ofrojë edhe shërbimin 4G. Fitimet e PLUS, kompanisë 100% shqiptare, qëndrojnë brenda vendit, duke kontribuar në ekonominë e vendit. /tvklan/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

ramush-haradinaj-arrest-lirohet-730x440

Kështu u nxor nga paraburgimi Haradinaj për t’u dërguar në Gjykatë (VIDEO)

Ky është momenti kur Ramush Haradinaj u nxor nga paraburgimi ku u mbajt për 1 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co