Ballina / Kosova / AGK-ja do të shqyrtojë rrethanat e raportimit të mediave për punën e gjykatave

AGK-ja do të shqyrtojë rrethanat e raportimit të mediave për punën e gjykatave

Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK) këto ditë do të analizojë situatën e krijuar së fundi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me ç`rast u mbyllën për media dy gjykimet ndër më të përfolurat, afera “Stenta” dhe rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Përfaqësues të asociacionit i kanë thënë “Kohës Ditore” se së shpejti do të mblidhet bordi ku pritet të diskutohen propozime të ndryshme, duke përfshirë edhe atë për shqyrtimin e rrethanave rreth raportimit të mediave për punën e gjykatave.

Mbyllja e gjykimeve është ngritur si shqetësim edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke thënë se kjo situatë vë në dyshim vendimet e gjykatave. Ata i kanë bërë thirrje sistemit gjyqësor që të korrigjojë këto vendime.

Dy proceset gjyqësore, afera “Stenta” dhe rasti i Mekajt janë mbyllur për media të mërkurën nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Mungesa e hapësirës është gjetur si pretekst për përjashtimin e gazetarëve në rastin “Stenta”.//koha/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co