Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Agjentë civilë në terren, kontrolle të befasishme nga policia në të gjithë vendin
policia-kontrolle-naten-2_0

Agjentë civilë në terren, kontrolle të befasishme nga policia në të gjithë vendin

Policia në Shqipëri, organizon një Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.

Keto kontrolle të befasishme jane shtrirë në të gjithë vendin, në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale. Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë ushtruar kontrolle në 1.289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1.500 shtetas.

Janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim, thuhet ne njoftim. /Lapsi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co