Ballina / Info / Agjensione / Agjencioni i marketingut Trokit, hap përfaqësinë edhe në Pejë
02-690x388

Agjencioni i marketingut Trokit, hap përfaqësinë edhe në Pejë

Agjencioni i marketingut Trokit ka zgjeruar rrjetin e saj të punës me hapjen e një zyre për marketing në qendrën më të madhe në Kosovë, Elkos Group në Pejë.

Shërbimet në këtë zyrë do të kryhen përmes përfaqësuesve të Trokit-it, të cilët për një kohë të gjatë kanë zhvilluar marrëdhënie profesionale në fushën e marketingut me kompaninë Elkos Group.

Qëllimi i kësaj zyre është të qënit sa më pranë kërkesave të klientit, koordinimit të planeve të marketingut, hulumtimit të tregut, ngase sipas përfaqësuesve të kompanisë Trokit, “kjo është një praktikë përmes së cilës arrihet përmbushja e kërkesave të klientit”.

Kjo është një metodë që praktikohet nga kompanitë e ngjashme ndërkombëtare në fushën e marketingut, ndërkohë që për tregun e Kosovës është një risi dhe këtë po e sjell Trokit për kompanitë e vendit tonë.

Zyrtarë të kompanisë Trokit janë shprehur se përmes hapjes së kësaj zyre, bashkëpunimi i tyre prej vitesh me Elkos Group nga sot bëhet akoma më konkret, pasi që në këtë mënyrë janë shumë më afër klientit të tyre.

Zyra e hapur në Pejë është e treta, përderisa dy të tjera prej vitesh funksionojnë në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e kompanisë Trokit. Më konkretisht, kjo zyrë është hapur në qendrën tregtare “Elkos Center” në rrugën “Nexhat Basha” (Zona Industriale), në Pejë.

- lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co