Ballina / Lajme / Bota / 5.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

5.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

Sipas një studimi të bërë, në mbarë botën për çdo vit më shumë se 5.5 milionë njerëz vdesin para kohe për pasojë të ndotjes së ajrit.

Shumica e vdekjeve ndodhin në ato vende ku janë ekonomitë në zhvillim të shpejtë të Kinës dhe Indisë. Ndërsa, faktori kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit, thuhet në studim të bërë nga “Global Burden of Disease Project”.

Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë kanë thënë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vende për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre. “Në Pekin dhe Delhi në një ditë me ajër të ndotur, numri i grimcave është më i lartë se 300 mikrogramë për metër kub”, ka treguar Dan Greenbaum nga Instituti i efekteve shëndetësore, në Boston, SHBA.

Sipas tij, numri duhet të jetë rreth 25 ose 35 mikrogramë. Ndërkaq, thithja e pjesëzave të vogla të lëngshme ose të ngurta mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes, ankesat e frymëmarrjes dhe madje edhe kancer. Në anën tjetër, vendet më të zhvilluara kanë bërë përparime të mëdha në trajtimin e këtij problemi në dekadat e fundit, numri i qytetarëve që vdesin si pasojë e cilësisë së ajrit të dobët në vendet në zhvillim është ende në ngritje.

Duke ju referuar këtij studimi, ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se sa faktorët e tjerë që janë kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurtë. /klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co